Sunday, May 12, 2013

FSHF po planifikon që të dyfishoj shpërblimet për fitore kundër Norvegjisë

 Kombëtarja Shqiptare -  Kuqezinjtë do të marrin një superpremio në rast fitoreje kundër Norvegjisë.
Burime brenda në institucionin e futbollit bëjnë me dije se FSHF prej kohësh ka planifikuar që të shpërblejë skuadrën siç bëri pas ndeshjes së Oslos. Por këtë herë jo me 120 mijë euro. Do të jetë një supershpërblim, ose më saktë dyfishi i asaj që zakonisht marrin lojtarët e kombëtares në rast fitoreje. Më saktë nëse ekipi kombëtar arrin të fitojë në ndeshjen me Norvegjinë më 7 qershor, nuk do të marrë si zakonisht 3 mijë euro për person.
Kjo shumë do të dyfishohet me tre pikët e marra dhe në duart e lojtarëve kjo do të ishte një nga shumat më të mëdha të marra ndonjëherë në historinë e kombëtares. Këtë veprim FSHF e bën për të motivuar sa më shumë skuadrën që në këtë ndeshje nuk ka rëndësi për shpërblime të tilla. Faktikisht asnjëherë kuqezinjtë nuk janë lënë pa shpërblim nga FSHF-ja sa herë kanë fituar apo kanë barazuar kundër kundërshtarëve të mëdhenj. Rasti më i fundit, pas ndeshjes në Oslo, më 22 mars. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi morën një bonus prej 120 mijë eurosh për dy fitoret e marsit. Ishte një vendim i Komitetit Ekzekutiv që shpërbleu secilin nga futbollistët me një shumë prej 5 mijë eurosh.
Komiteti vendosi kështu duke parë rëndësinë e dy ndeshjeve të fituara, sidomos asaj në Oslo. Të vetmit që nuk përfituan ishin stafi teknik që kanë kontrata individuale me Federatën dhe shpërblehen në bazë të pikëve të marra dhe fitoreve apo barazimeve gjatë eliminatoreve. Në Zvicër, kuqezinjtë humbën një premio “të majme” prej 300 mijë eurosh. Nëse do të fitonin ndaj Shaqiri & CO, kuqezinjtë do të merrnin shpërblimin e dytë më të madh në historinë e kombëtares. Gjithsesi edhe këtë herë kanë mundësi për të marrë “para me thes”, sepse do të mundohen që të fitojnë një ndeshje që mund të na hap dyert e botërorit

0 Komente:

Post a Comment