Friday, May 24, 2013

Meshkujt/Kombëtarja e volejbollit nis eliminatoret sot

Kombëtarja Shqiptare - Kombëtarja e meshkujve në volejboll është nisur dje pasdite drejt Shkupit, aty ku sot do të luajë ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit 2014.Kuqezinjtë ndodhen në Grupin F, së bashku me Maqedoninë, Ukrainën dhe Malin e Zi dhe vetëm 2 skuadrat e para do të kualifikohen për të tej. Trajneri Ylli Tomorri dhe stafi i tij kanë zhvilluar dje paradite seancën e fundit stërvitore në “Fahrie Hoti”, për rreth 60 minuta dhe më pas janë nisur drejt hotelit. Gjithçka ka shkuar sipas planit dhe në dispozicion të stafit drejtues janë 12 volejbollistë, të cilët do të mbrojnë ngjyrat kuqezi në këtë turne.
Lista e Kombëtares: Klodian Kasa, Gerti Lisha, Arbër Troka, Blerim Memia, Ditmir Rrashketa, Xhulio Myftari, Enea Xhelati, Aldo Dashi, Saimir Dragoi, Altin Gorenxa, Ervin Çali, Jurgen Dashi. Trajnerë: Ylli Tomorri, Ilo Koja, Arjan Farka
Kalendari i ndeshjeve
Dita e parë (sot)
Mali i Zi-Ukrainë 15:30
Maqedoni-Shqipëri 18:00
Dita e dytë (25 maj)
Ukrainë-Shqipëri 15.30
Mali i Zi-Maqedoni 18:00
Dita e tretë (26 maj)
Shqipëri-Mali i Zi 15:30
Maqedoni-Ukrainë 18:00

0 Komente:

Post a Comment