Kombëtarja Shqiptare - Pas një udhëtimi disi të gjatë, kombëtarja e femrave në volejboll ka mbërritur dje pasdite ne Lutsk të Ukrainës, aty ku do të luajë në 3 ditët e ardhshme ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror të vitit 2014.
Nën urdhrat e trajnerit Hasan Gurabardhi dhe ndihmës të tij, Altin Martiri, janë 11 volejbolliste, të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar. Kombëtarja është stërvitur për gati 2 javë në kryeqytet, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, një fazë përgatitore që ka patur shumë mangësi. Shumë nga lojtaret titullare dhe të seleksionuara nga stafi drejtues nuk kanë ardhur në këtë grumbullim dhe, për pasojë, kombëtarja e këtij edicioni ka shumë emra të rinj në përbërje.
Lista e Kombëtares: Kleda Shkurti, Klonarda Nezaj, Esmeralda Tuci, Iva Xhixha, Xhozafa Sejfullai, Erblira Bici, Malvina Tuci, Ana Gjelaj, Sava Thaka, Romina Matoshi, Enkelejda Braho. Trajnerë: Hasan Gurabardhi, Altin Martiri
Kalendari i ndeshjeve
Dita e parë (sot)
Dita e parë (sot)
Shqipëri-Ukrainë 17:00
Hungari-Moldavi 19:30
Hungari-Moldavi 19:30
Dita e dytë (25 maj)
Ukrainë-Moldavi 17:00
Shqipëri-Hungari 19:30
Shqipëri-Hungari 19:30
Dita e tretë (26 maj)
Ukrainë-Hungari 17:00
Moldavi-Shqipëri 19:30
Moldavi-Shqipëri 19:30
0 Komente:
Post a Comment