Saturday, June 29, 2013

Historike: Kombëtarja e femrave ngjitet +65 vende në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja Shqiptare -  Kombëtarja e femrave në futboll  ka “kopjuar” Kombëtaren e meshkujve në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA.
Në renditjen që publikohet çdo tre muaj për futbollin e femrave, Shqipëria e futbollit të vajzave ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme teksa ne tashmë nga vendi i 125 në muajin mars, renditemi të 60-ët në
Botë. Skuadra e Altin Rrakllit është ngritur 65 vende në renditjen e FIFA-s, si asnjë skuadër tjetër e globit.
Suksesi është shumë i madh edhe Europë sepse jemi mes 35 skuadrave të para të kontinentit. Pas kualifikimit për në grupet eliminatore Shqipëria arrin një tjetër rekord, duke qenë mes 60 më të mirëve të botës në futbollin e femrave, i cili nuk ka më shumë se dy vite që ka marrë zhvillim në vendin tonë.

0 Komente:

Post a Comment