Thursday, July 4, 2013

Shqipëria ngjitet plus një vend në FIFA

Kombëtarja Shqiptare - Shqiperia nuk ndal ngjitjen ne renditjen mujore te FIFA-s. Per muajin korrik kuqezinjte e shohin veten nje vend me lart ne klasifikimin perkates, ne te 37-tin me 689 pike, duke vendosur nje rekord te ri, ashtu sikurse ka bere ne fakt edhe ne tre muajt paraardhes.
Vetem ne muajin e shkuar, kombetarja e Shqiperise ka vijuar te ngjise serish shkalle, duke vendosur tjeter rekord ne kete drejtim. Nga vendi i 43-te per muajin maj, kuqezinjte e drejtuar nga trajneri De Biazi e pane veten te 38-t per qershorin, me 690 pike, nje sukses qe erdhi nje dite para kualifikueses me Norvegjine, e barazuar 1-1 ne Tirane. Nese i referohemi kesaj renditjeje ne kater muajt e fundit, verejme ngjitjen si me “ashensor” te kombetares shqiptare te futbollit. Fillimisht, ne prill vendosem nje rekord historik, duke ngjitur 16 vende njeheresh dhe pozicionuar te 48-t ne bote, pastaj ne maj kemi superuar edhe 5 vende te tjera. E njejta gje ka ndodhur edhe per qershorin, cka shenon nje sukses te padiskutueshem ne llojin e vet, sepse vendin e 38-te (as te 43-tin, sa ishim ne maj, as te 48-n, sa ishim ne prill) as mund ta kishim enderruar me pare.

Tashme jemi te 37-t, nderkohe qe rivali yne i fundit ne kualifikueset e “Boterorit 2014”, skuadra norvegjeze, eshte ngjitur me 4 vende per muajin korrik, duke u pozicionuar e 25-ta me 801 pike, ndersa Zvicra, kryesuesja e grupit tone kualifikues, mban vendin e 16-te, me 987 pike, duke humbur dy pozicione ne krahasim me dy muajt pararendes, radhazi. Sllovenia, me te cilen ballafaqohemi ne shtator, eshte e 45-ta ne kete renditje dhe ka ngjitur 10 vende njeheresh, cka dshmon se ky rival eshte bere i rrezikshem tashme ne Grupin E kualifikues. Rekordi i renditjes se kuqezinjve para kater pozicioneve me te larta te kater muajve te fundit ishte vendi i 50-te, i arritur ne prill-maj 2011, ne kohen kur drejtoheshim nga Josip Kuzhe. Kombetarja pati fituar nje super-ndeshje (packa se jo me shume gola) ndaj Bjellorusise, cka i dha shume pike. Me pas, kombetarja kuqezi njohu vetem ulje, aq sa ne tetor, nentor, dhjetor 2012, shkuam ne vend te 84-t. Nga ky moment nisi ngritja, me arritjen deri ne rekordin aktual, vendin e 37-te per muajin korrik 2013.
Menjehere pasi eshte publikuar kjo renditje, ka reaguar permes faqes se tij ne Facebook edhe trajneri italian i kuqezinjve, Xhiani De Biazi, qe ka lene kete status: “Ngjitja vazhdon. Shqiperia e 37-ta ne renditjen e FIFA-s! Faleminderit djema!”
Vlen te evidentohet fakti se Shqiperia ka parakaluar edhe Serbine, e cila gjendet kater vende me poshte. Sa i perket renditjes se pergjithshme, ne “Top 10″ ka disa ndryshime. Spanja vazhdon te mbetet e para, ndersa e shoqeron Gjermania. Kolumbia ka bere ngjitjen me te madhe. Nga vendi i 7-te, kolumbianet tani jane te tretet ne liste. Edhe Italia ka perparuar me dy vende, duke u pozicionuar e shtata.
Ne “Top 10″ jane futur Brazili dhe Belgjika, nderkohe qe Anglia dhe Ekuadori nuk gjenden me ne mesin e dhjete me te mireve.

POZITA JONË NË RANGLISTËN E FIFA-së:

0 Komente:

Post a Comment