
Sipas disa llogaritjeve mb 2000 tifozë shqiptare do të jenë në shkallët e stadiumit prej 15.800 vendesh të kryeqytetit slloven për ta përkrahur Ekipin Kombëtar Shqiptar në ndeshjen eliminatore për “Brazil 2014”.
Shefi i marketingut pranë FSHF-së, Gazmend Malo në një bisedë për portalin Asport.info ka thënë se ka interesim të madh për të rezervuar bileta për këtë ndeshje.
“Si FSHF kemi rezervuar 1600 bileta një pjesë e madhe prej të cilave tashmë janë rezervuar, dhe mendojmë se do të shiten të gjitha biletat që ne kemi marrë. Gjithashtu, tifozët shqiptarë që shkojnë në sportele nëpër Slloveni mund të blejnë bileta” tha Malo.
Por, pavarësisht se mund të blihen bileta në sportele në Slloveni, ata nuk do të mund të kenë qasje tek sektori i tifozëve shqiptarë, pasi ato tashmë i ka rezervuar FSHF-ja.
Ai thotë se si FSHF të kenë menaxhuar përveç Tifozave Kuq e Zi që janë të përhershëm, edhe grupe tifozësh nga Italia dhe Shqipëria.
Por jo e gjithë shpërndarja ka qenë pa probleme, sipas Malos, situata ka qenë problematike për njerëzit që shkruajnë nga larg dhe kërkojnë sasi të vogla.
“Ata që na shkruajnë nga larg dhe duan sasi të vogla janë edhe të pavendosur. Pavarësisht kësaj ne do të bëjmë çmos t’i krijojmë mundësitë, por varet edhe nga kushtet dhe afatet qe kemi nga Federata Sllovene. Gjithashtu, nga sa na thonë nëpërmjet emailit dhe FB, dijmë me siguri që do të ketë shqiptarë të tjerë edhe në sektorë të tjerë” përfundoi ai.
Ndeshja Slloveni – Shqipëri luhet më datë 6 shtator në stadiumin “Stozice” të Lubjanës (ora 20.30).
0 Komente:
Post a Comment