Kombëtarja Shqiptare - Vetëm pak kohë mëparë portali Asport në një shkrim editorial ka kritikuar punën e FSHF-së në lidhje me mos-hedhjen në treg të fanellave të Kombëtares, gati një muaj mëpas ka ardhur reagimi i FSHF-së.
Drejtori i marketingut i ka thene gazetes “SportEkspres” se shumë shpejt do të ndodhin ndryshime në institucionin e futbollit përsa i përket marketingut dhe sektorit të medies. Kështu, nga java e ardhshme e deri në fillim të ndeshjeve të kombëtares “fytyra” mediatike e institucionit të futbollit pritet të ndryshojë rrënjësisht.
“Mund të them që në prag të dy ndeshjeve në transfertë me Slloveninë dhe Islandën dhe finalja me Zvicrën, sektori ynë do të ketë një sërë risish. Shumë shpejt do të hidhet në funksionim faqja e re e internetit. Është faqja e re e Federatës me ndryshime rrënjësore. Si fillim, do të hidhet versioni fillestar dhe më pas me versionin e plotë. Versioni i plotë do të ketë edhe shitjen e fanelave dhe gjithë aksesorëve të Kombëtares “on-line”. Veç kësaj, pritet të zbulohet edhe logoja e re e Federatës, e cila është më ndryshe nga e para dhe me stemë të bazuar tek heraldika shqiptare. Kjo e fundit dhe sidomos shitjet “on-line” janë e reja e sektorit tonë”, është shprehur djertori i marketingut, Gazment Malo.
Nga këto ndeshje, kush do që të ketë një fanelë “Adidas” origjinale të ekipit kombëtar, por që të ketë edhe mbishkrime të personalizuara, mund ta blejë në dyqanin që do të hapë FSHF-ja. Kështu, institucioni i futbollit do të hedhë në treg këtë shërbim të ri. Mund të themi se kjo është një nga risitë më të mëdha të marketingut të institucionit të futbollit. Bluzat dhe të gjithë aksesorët origjinalë do të shiten në një dyqan të personalizuar. Kush ka dëshirë mund të shkruajë emrin e tij apo çdo gjë tjetër në fanelë dhe ta ketë si kujtim.

0 Komente:
Post a Comment