Kombëtarja Shqiptare - Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi nuk do të mund të llogaris në shërbimet e mesfushorit Alban Meha të paktën jo për ndeshjet e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Islandës.
Kjo pasi ky i fundit akoma po vuan dëmtimin e pësuar muaj më parë në gju dhe duket se dëmtimi i është rikthyer.
“Albani nuk do të mund të luaj për ndeshjet e shtatorit, kjo është e sigurtë. Ai akoma po vuan dëmtimin që kishte pësuar muaj më parë” ka thënë burimi.
27 vjeçari ka zhvilluar 4 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare dhe ka shënuar një gol.
0 Komente:
Post a Comment