Friday, August 30, 2013

Berisha: Të hënën mbyllet gjithçka

Kombëtarja Shqiptare - Fundi i merkatos po vjen, kanë ngelur pothuajse 72 orë nga fundi i saj dhe duket se e ardhmja e Etrit Berishës do të mbetet një mister deri në momentet e fundit të saj.
Për të folur për të ardhmen e tij Etrit Berisha ka përdorur mediat suedese nga ku ka deklaruar se gjithçka është në drejtimin e duhur, optimismi tij dallohet shumë qartë. “Akoma nuk kam marrë pashaportën suedese, por do të pres deri të hënën, kur gjithçka duhet të sistemohet në lidhje me të ardhmen time, duke parë që ajo është edhe dita kur mbyllet merkatoja në Itali”.
Portieri kombëtares kuqezi është shfaqur plot me besim, edhe se koha nuk premton dhe transferimi tij te Lacio shoqërohet me shumë mister…

0 Komente:

Post a Comment