Shqipëria u prit të fitonte dhe këtë djemt tanë e bënë mjaft me stil, në një përbërje të De Biasit kryesisht me të rinj të cilëve forma i është sprovuar para ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Botëror.
Anësori i Valladolidit, Valdet Rama, realizoi për 1-0 pas 21 minutash lojë, duke gëzuar tifozët në stadium.
Dominimi shqiptar vazhdoi, kurse në pjesën e dytë ishte Ergys Kaçe ai që dyfishoi epërsinë për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar (67’).
Me këtë fitore Shqipëria ka dërguar sinjalin më të qartë të mundshëm te Zvicra dhe Islanda, që të dinë se çfarë do t’i presë në ndeshjet e fundit kualifikuese për Botëror, e ku Shqipëria ende i ka të gjitha gjasat për ta realizuar ëndrrën e madhe.
0 Komente:
Post a Comment