
“Skuadra po përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme. Sllovenia është një ekip shumë i mirë, me ndryshimin e trajnerit kanë marrë një formë krejt tjetër, kanë lojtarë që luajnë në kampionate prestigjioze në Europë, por kjo nuk do të thotë se ne do shkojmë atje për të parë ata se si luajnë. Ne po përgatitemi seriozisht dhe do futemi në fushë me idenë e marrjes së pikëve maksimale. Mundësitë për të bërë mirë me ombëtaren janë reale. Ne kemi marrë disa rezultate pozitive si në fushën tonë dhe jashtë, ndaj shpresa dhe motivimi te gjithsecili lojtar është më se prezente”, ka shpjeguar ish mbrojtësi talentuar i Tiranës, aktualisht te Karabak në Azerbaxhianin e largët, që më tej është ndalur të flasë dhe për kartonat, sepse një i verdhë në Lubjanë e mban jashtë ndeshjes me Islandën të martën e ardhshme. “Unë do bëj lojën time sikundër di më mirë. Nëse do marr karton, ashtu qoftë, se nuk kam se çfarë të bëj. Kartonë mund të merren edhe në një moment kur nuk ta pret mendje kurrë. Gjithsesi, varet edhe nga loja e kundërshtarit. Nëse luhet fort dhe arbitri është disi dorëlëshuar, edhe kartonë mund të merren. Gjithsesi duhet të them se forca e skuadrës nuk varet nga unë, ndaj edhe nëse pezullohem- me shpresë jo- për ndeshjen me Islandën, në grup ka shumë lojtarë të mirë që mund të më zëvendësojnë”, ka përfunduar Agolli.
Në ndeshjen e të premtes ndaj Sllovenisë do të mungoj për shkak skualifikimi mbrojtësi Dallku, që pritet të rikthehet të martën kundër Islandës, pa harruar këtu edhe Mavrajn e Vajushin që janë dëmtuar dhe nuk janë në grumbullim.
0 Komente:
Post a Comment