Kombëtarja Shqiptare - Trajneri i Kombetares Shqiptare, Xhani De Biazi ka folur dje para gazetareve ne Lubjane, ku ka treguar per pergaditjet e ekipit te tij ne prag te sfides se mbremjes se sontme kunder Sllovenise.
Ai ka thënë se nuk e sheh këtë ndeshje si finale, pasi sipas tij, finale është për Slloveninë “Është shumë ndeshje e rëndësishme për neve, por jo finale, finale është për Slloveninë ” ka thënë italiani.
Pavarësisht mungesave që thotë se janë të rëndësishme, De Biazi thotë se ka një fond prej 27 lojtarëve të thirrur dhe se beson se do ti përballojnë dy ndeshjet e shtatorit.
Ai e ke pritur me shumë gëzim lajmin se shumë shqiptarë do të udhëtojnë drejt Lubjanës, por thotë se pikët i sjell paraqitja e lojtarëve të tij në fushë “ Unë e di që tifozët janë të lidhur ngushtë me Kombëtaren dhe e kanë mbështetur shumë. Shpresoj që ta mbështeDe Biasin edhe në përballjen e sotme. Ne do të bëjmë më të mirën edhe për ata” ka shtuar ai.
De Biazi ka folur edhe për rinovimin e kontratës, për të cilën beson se do ta firmos sapo të mbarojnë këto dy ndeshje, ndërsa kur është pyetur se a e di që Shqipëria nuk ka arritur kurrë dy rezultate pozitive në transfertë, tekniku i Kombëtares i është përgjigjur “Është e vërtetë dhe unë e di që nuk kemi marrë kurrë dy pikë radhazi në transfertë. Por, shifrat janë për t’u thyer. Shpresoj që këtë herë të realizohet”
0 Komente:
Post a Comment