Kombëtarja Shqiptare - Menaxheri i Kombëtares Shqiptare, Alban Bushi i ka bërë një rezyme humbjes ndaj Sllovenisë dhe ndeshjes së radhës kundër Islandës.
Në një intervistë për “PanoramaSport”, Bushi ka thene se nuk e prisnin që Sllovenia të luante aq dobët, madje prisnin që të sulmoheshin nga minuta e parë, ndërsa shqiptarët të mbroheshin.
“U bë një vendosje me tre shkatërrues, por kjo për hir të së vërtetës nuk funksionoi. U bë një situatë e çuditshme, pasi në vend që ata të sulmonin dhe ne të mbroheshim, nuk ndodhi kështu. Ishim ne ata që sulmonim dhe, në ato kushte, nuk kishim nevojë të kishim në fushë së bashku Bashën, Bulkun dhe Kaçe”, ka thene Bushi.

Pavarësisht kësaj, Bushi ka thënë se është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe me lojën edhepse humbëm “Ajo çfarë unë do të ndërroja të ndeshja e Sllovenisë janë zëvendesimet e lojtarëve, që sipas mendimit tim do të duhet të bëheshin më herët.”, tha ai.
Ish futbollisti i Kombëtares, ka thënë se ndeshja e Islandës do të jetë e vështirë, por se Shqipëria nuk shkon për tu mbrojtur. “Ne kemi lojtarë më të mirë sesa islandezët, pres shumë nga dyshja Kaçe – Abrashi, pavarësisht që nuk e di se cili do të jetë në formacion” ka përfunduar ai.
0 Komente:
Post a Comment