
“Nëse kjo ishte mbrëmja jonë, duhet të dini se ishte fati ai që vendosi. Fati dhe Samir Handanoviç. Nëse kishte diçka që sot Shqipëria nuk e kishte, ishte pikërisht ky portier. I jashtëzakonshëm, por s’mund të flas për të, duke qenë se luan në një nga ekipet më me emër në Serinë A, pra Interin. Sa i përket Shqipërisë, më duhet të them se Kombëtarja kuqezi nuk është ajo e 2007-ës, por është rritur së tepërmi. Mendoj se është një ekip i cili vërtet është kompakt dhe është rritur në të gjitha aspektet. Të luash jashtë fushe me personalitet dhe të kërkosh fitoren, duke ushtruar edhe presion, është diçka që më la përshtypje. Vërtet nuk e mendoja kështu. Tani e kuptoj se pse janë në garë për Botërorin. Janë një ekip i fortë dhe luajnë një futboll agresiv. Nuk na dhanë mundësi që të godisnim portën e tyre, ndaj edhe e bëmë vetëm një herë. Për fat, goditja e Kempl ishte e bukur dhe pëfundoi në rrjetë”, tha Katanec, duke vazhduar. “Disa nga futbollistët s’janë ende në formën e tyre më të mirë, por treguam kompaktësi dhe kjo fitore do të shihni që do të na japë më shumë energji pozitive. E përsëris, patëm fat dhe Handanoviçin, por ky është futbolli…”
0 Komente:
Post a Comment