Thursday, September 26, 2013

Dëmtohet Etrit Berisha, pëson tërheqje muskulare

Kombëtarja ShqiptareKombëtarja Shqiptare rrezikon të humbasë një titullar për dy ndeshjet e fundit eliminatore të botërorit. Bëhet fjalë për portierin Etrit Berisha, i cili mund të mos e mbrojë katërkëndëshin kuqezi kundër Zvicrës dhe Qipros. Sipas ”Lalaziosiamonoi”, portieri shqiptar, vuan nga një tërheqje muskulare e gradës së parë, duke vendosur seriozisht në dyshim praninë e tij për kombëtaren e De Biasit në dy ndeshjet e tetorit.24-vjeçari kreu sot në mëngjes  testet mjekësore në kryeqytetin talian dhe sipas mjekëve, Berisha e ka pësuar tërheqjen në kofshën e djathtë. Lajmi i dëmtimit të Berishës alarmon edhe klubin bardhekaltër pasi është Tomas Strakosha ai që do të mbajë vendin e zëvendësit të Marchettit.

0 Komente:

Post a Comment