Vajzat shqiptare janë mposhtur me rezultat 2:0 në Bruksel kundër vendasve të Belgjikes. Nikoqiret kaluan në epërsi qysh në minutën e 17-të të takimit kur pas një goditje nga këndi, Philtjens shënoi për epërsinë minimale.
Deri në fund të pjesës së parë, shqiptarët asesi të ndërtonin diçka më tepër nga loja, ndërsa vendaset sulmonin më tepër.
Shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë , Zeeler ka shënuar golin e dytë për belget nga pika e bardhë, pasi Gjyli kishte shkaktuar një ndërhyrje ne zonë.
Marrë në përgjithësi, një lojë jo e mirë e Shqipërisë, shto kësaj edhe ate se ishte ndeshja e parë në historinë e kësaj kombëtareje që luan në një kompeticion të tillë.
Marrë në përgjithësi, një lojë jo e mirë e Shqipërisë, shto kësaj edhe ate se ishte ndeshja e parë në historinë e kësaj kombëtareje që luan në një kompeticion të tillë.
Ndeshja e ardhëshme e Kombëtares së femrave zhvillohet me 26 shtator në Tiranë kundër Holandës.
Vlen të përmendet se gjatë gjithë ndeshjes, vajzat shqiptare janë përkrahur nga një numër i Tifozave Kuq e Zi.
0 Komente:
Post a Comment