Friday, September 6, 2013

FSHF:15 mijë euro për lojtarë nëse marrim 6 pikë

Kombëtarja Shqiptare -  Lojtarët e Kombëtares shqiptare mund të shpërblehen me më shumë se 5 mijë euro për kokë, në rast fitoreje kundër Sllovenisë.
Ndërkohë brenda mureve të FSHF-së flitet për një premio mbi dhjetë mijë euro për kokë (afro 15 mijë), në rast se merren 6 pikë në dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës. Burime pranë FSHF-së pohuan se do bëhet një sforco e madhe ekonomike, në rast se kuqezinjtë marrin maksimumin e pikëve në këto dy takime. Kujtojmë se, në bazë të një vendimi qarkullues të Komitetit Ekzekutiv, skuadra kuqezi shpërblehet gjithnjë në rast rezultatesh pozitive, shkruan Panorama. Lojtarët marrin nga 3 mijë euro secili për fitoret në transfertë dhe nga një mijë euro për ato brenda dhe barazimet jashtë. Gjithsesi, këto shifra shpeshherë janë tejkaluar kur janë marrë fitore të mëdha si ajo kundër Norvegjisë në transfertë, ku ekipi u shpërblye me 5 mijë euro secili. Në këtë aspekt, ka qenë tërësisht pasive qeveria shqiptare, e cila nuk derdhur asnjë lek për ekipin gjatë edicionit të fundit

0 Komente:

Post a Comment