
Mesfushori i St. Gallenit ka dalë triumfues përballë Grasshoperit të Amir Abrashit, Shkëlzen Gashit e Imran Bunjakut. Goli i futbollistit nga Ferizaji në minutën e 32-të ka qenë i vetmi dhe që rezultoi vendimtari në fitoren e St.Gallenit si mysafire e Grasshoperit.
Lenjani është pretendent për një vend në Kombëtaren Shqiptare dhe ishte i ftuar në ndeshjen e fundit megjithëse nuk u aktivizua.
Amir Abrashi e nisi si titullar takimin, ndërsa u zëvendësua nga Gashi në minutën e 59-të, ndërkohë anëtari i ekipit kombëtar të moshave, Bunjaku nuk u paraqit fare, pavarësisht që ishte në pankinë.
Për ekipin e St.Gallenit u paraqit edhe Kristian Nushi i cili luajti si zëvendësues nga minuta e 61-të.
Goli i tij ishte i pari në kampionat këtë stinor, pasi dygolëshit në kupën e Zvicrës javë më parë.
0 Komente:
Post a Comment