Wednesday, October 2, 2013

Agjenti i Januzajt: Shqiperia apo Belgjika, zgjedhja në ditët e ardhshme

Kombëtarja Shqiptare -  Shumë udhëkryqe në të ardhmen e Adnan Januzajt. Talenti 19-vjeçar që është kthyer në kryefjalën e futbollit anglez, nuk është në mëdyshje  vetëm për klubin e tij të ardhshëm por edhe për kombëtaren.
Agjenti i talentit të lindur në Bruksel nuk zbulon asgjë në lidhje me fanelën që do të veshë djaloshi, duke theksuar se një vendim rreth të ardhmes do ta marrë gjatë ditëve të ardhshme. Zgjedhjet për ish mesfushorin e Anderlecht janë dy, Shqipëria dhe Belgjika, transmeton Supersport.
Me kombëtaren e vendit të lindjes, Januzajn e lidhin disa ndeshje grupmoshash, ndërsa nga Shqipëria është konfirmuar dërgesa e një ftese në adresë të familjes së lojtarit. Agjenti shton se i ati i Adnanit ka qënë përherë i qartë në këtë pikë, Januzaj duhet të ketë një vend titullari në klubin e tij dhe më pas të mendojë se cilin himn do të këndojë. Në përfundim, përfaqësuesi ligjor i mesfushorit e pranon se interesi nga Shqipëria ka ardhur në rritje dhe kjo vohet re në letrat që kanë mbërritur në adresë të familjes por edhe thirrjeve publike nga shumë emra të njohur në vendin tonë.

0 Komente:

Post a Comment