Tuesday, September 3, 2013

Lojtarët e kombëtares të rrezikuar nga kartonët

Kombëtarja Shqiptare -  Nga Edgar Çani e deri tek Andi Lila të gjithë rrezikojnë nga kartonët për ndeshjen me Islandën. Në listën e De Biazit janë 10 futbollistë, por vetëm pesë prej tyre janë të grumbulluar për këtë ndeshje. Kështu Çani, Basha, Vila, Agolli dhe Lila rrezikojnë që të mos marrin pjesë në sfidën e dytë. Në këto kushte si trajneri De Biazi dhe gjithë stafi tjetër u ka kërkuar lojtarëve që të jenë sa më të kujdesshëm për ndeshjen e parë me Slloveninë. Nëse ata marrin kartonë atëherë ata nuk luajnë ndeshjen tjetër.
Zyrtarisht pas gjashtë ndeshjeve të Kombëtares, numri i lojtarëve të cilët janë ndëshkuar me një karton është dhjetë.
Të gjithë janë lojtarë të rëndësishëm të skuadrës dhe rrezikojnë shumë përsa i përket kartonëve të verdhë, duke filluar që nga mbrojtja me Mërgim Mavrajn dhe me radhë deri në sulm me të gjithë lojtarët. Fakt është se Xhani de Biazi ka hyrë në ankth përsa i përket kartonëve. Ai do të grumbullojë shumë lojtarë vetëm për faktin se ka 10 futbollistë me kartonë dhe padyshim, të tjerë mund t’i shtohen listës pas ndeshjes me Slloveninë dhe Islandën.
Të gjitha repartet janë të rrezikuara, me përjashtim të portës. Mund të themi se lojtarët më të mirë kanë kartonë dhe një e verdhë e dytë mund t’i linte jashtë ndeshjes së dytë në transfertë.
Mungon Dallku–Në ndeshjen me Slloveninë, Shqipëria do të ketë një lojtar më pak. Bëhet fjalë që për këtë takim mbrojtësi i djathtë nuk do të jetë. Lojtari është ndëshkuar me Norvegjinë dhe nuk do të jetë për këtë sfidë me Slloveninë, por është i gatshëm për ndeshjen me Islandën.
Roshi, Cana e Lila– Janë tre lojtarët që munguan me Norvegjinë. Të gjithë për çështje kartonësh, por që në fund mungesa e tyre nuk është se ndikoi shumë në lojën e skuadrës. Kuqezinjtë mund të kishin fituar dhe trajneri Xhani de Biazi i plotësoi më së miri vendet e lëna bosh nga këta tre lojtarë.

0 Komente:

Post a Comment