Monday, September 2, 2013

De Biazi: Duam 6 pikë nga dy ndeshjet

Kombëtarja Shqiptare -  Trajneri i Kombëtares Shqiptare Xhani De Biazi ka folur para gazetarëve në Tiranë për dy sfidat e radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës.
Për trajnerin De Biazi grupi është në gjendje të përballojë këtë situatë, pasi e ka treguar këtë edhe gjatë sezonit.
“Besoj se skuadra ka treguar rritje në personalitet dhe se di të menaxhoje situatën. Është një grup i mirë futbollistësh që di të përballet me kundërshtarin ashtu sic do të kemi dy ndeshjet e radhës me Slloveninë dhe Islandën.”
” Përtej këtij momenti të rëndësishëm, skuadra ka treguar në ndeshjet e mëparshme dëshirën me të cilën kërkon të ndjekë ëndrrën për të arritur në botëror. Mendoj se cdo ndeshje ka historinë e vet dhe duhet pregatitur në mënyrën e duhur. Ne Slloveninë e njohim mirë dhe kemi parë edhe ndeshjen e fundit ndaj Islandës. Ka skuadër të mirë por si cdo ekip ka pikët e forta dhe të dobëta. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë këtë të fundit”.
Pavarësisht mungesave, trajneri italian ka thënë se ndjen keqardhje por nuk kthen kokën pas, duke vlerësuar futbollsitët që ka në dispozicion për këto dy ndeshje.
“Më vjen keq që mungojnë disa futbollistë ashtu si dhe atyre i vjen keq për këtë mungesë, pasi dëshiron të ishin gati për skuadrën. Por e thashë që shkojmë në këto ndeshje duke ditur limitet tona dhe për të marë pikë të rëndësishme”.
“E rëndësishme është të bëjmë dy rezultate pozitive, nëse arrijmë dy fitore apo barazime pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të lëmë pas kundërshtarët por e kam thënë që nuk kënaqem me rezultat minimal por luajmë për maksimal. E kemi kualitetin dhe gabimi do të jetë nëse nuk përgatitemi mirë por skuadra deri tani nuk ma ka dhënë këtë përshtypje. Kemi patur vazhdimësi në lojë dhe rezultate gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kjo skuadër është rritur në kualitet dhe në vetëbesimin tek forcat e veta”.

0 Komente:

Post a Comment