Wednesday, September 4, 2013

Mehmeti: Nuk mund të zgjidhja Suedinë para Shqipërisë

Kombëtarja ShqiptareAgon Mehmeti është ‘blerja’ më e re e Xhani De Biazit. Sulmuesi nga Podujeva, që tashmë luan për Olhanensen në Portugali, pasi ka lënë mbrapa eksperiencën në Itali te Palermo dhe Novara, më në fund ka realizuar ëndrrën e jetës së tij: atë për të veshur fanellën kuqezi.
Mehmeti, duke folur nga grumbullimi skuadrës kombëtare në kompleksin Tropikal në Durrës, shprehet se me paraqitjet e tija të fundit ka arritur të bindë trajnerin italian Xhani De Biasi ta grumbullojë për dy ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë dhe Islandës. Agoni ka pranuar se kjo ka qënë ëndrra e tij dhe e familjes së tij. “Jam shumë i lumtur që sot jam pjesë e Shqipërisë. Kam pasur mundësi të luajë edhe për Suedinë, sepse në mënyrë të vazhdueshme më kanë kontaktuar, por zgjedhja ime ishte Shqipëria, trajneri De Biasi më binde edhe sepse ka ardhur disa herë të më takojë në periudhën që unë luaja te Novara”, ka deklaruar vetë Agon Mehmeti, që nuk është e lehtë ti kuptosh emocionet që e kanë përfshirë.
“Drejtuesit e Suedisë më kanë kontaktuar disa herë por nuk mund ta zgjidhja përpara Shqipërisë.  Fanella kuqezi ka qënë ëndrra ime dhe e familjes time- nënvizon Mehmeti që më pas tregon dhe karakteristikat e tij- Unë jam një qëndërsulmues i pastër, por në raste të veçanta luaj edhe më i tërhequr. Duke parë cilësitë e mija them se ngjaj me Bogdanin, jam një ‘torrë’ e mirëfilltë. Përsa i përket pozicionit gjithsesi është trajneri ai që vendos”, ka përfunduar Mehmeti.

0 Komente:

Post a Comment