Tuesday, September 10, 2013

U21: Shqipëria humb nga Spanja

Kombëtarja Shqiptare - Shpresat ashtu siç edhe ishte pritur kanë pësuar humbje nga Spanja me rezultat 4:0.
Spanjollët  ishin superior ndaj kuqezinjve të Skënder Gegës dukë i mposhtur pastër me dy gola të Muniain, një të Moratës dhe tjetrin nga Jese Rodriges. Në mediat spanjolle komentohet se 21 vjecarët shqiptarë rezistuan vetëm për 30 minuta përballë një ekipi që vendosi diktatin e tij të firmosur me një poker golash.
Kjo ishte disfata e katërt e kuqezinjve në po kaq ndeshje të zhvilluara në grupin 4 të eleminatoreve për Europianin e vitit 2015 që do të zhvillohet në Republikën Ceke kompeticion që përfaqësuesja shqiptare e moshave duket e destinuar ta shikojë nga televizori e gozhduar në vendin e fundit të klasifikimit.

0 Komente:

Post a Comment