Tuesday, October 8, 2013

Cana gjobitet dhe ‘skualifikohet’

 Kombëtarja Shqiptare - Ndëshkim me karton të verdhë dhe një paralajmërim pezullimi, të cilëve i shtohet edhe një gjobë prej 15 mijë eurosh, rezultati i ndeshjes së fundit të Lorik Canës kundër Fiorentinës, e zhvilluar të dielën në mbrëmje në Olimpiko.

Ky është vendimi që ka marrë Gjykatësi Sportiv Xhianpaolo Tosel që ka ndëshkuar qëndërmbrojtësin shqiptar sepse- siç lexohet në komunikatën e Federatës Italine të Futbolli (FIGC)- në fund të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes së arbitrave, ka kritikuar punën e tyre, duke ju drejtuar arbitrit kryesor të ndeshjes me një sjellje të padenjë dhe pa respekt.
Edhe Lacio është ndëshkuar me një gjobë prej 15 mijë eurosh sepse tifozët bardhekaltër në minutën e 28-të të pjesës së parë kanë drejtuar një lazer në fytyrën e arbitrit dhe ndaj disa lojtarëve kundërshtar, duke lëshuar edhe një fishekzjarr  drejt fushës.

0 Komente:

Post a Comment