
Kaçe, pavarësisht që kishte kërkuar falje meqë nuk e kishte për qëllim të ofendonte njeri, u suspendua nga klubi i tij PAOK-u i Selanikut për kohë të pacaktuar, saqë u vu në dyshim edhe e ardhmja e karrierës së tij prej futbollisti.
Së fundmi siç raportojnë mediat helene, skuadra e ka gjobitur Kaçen edhe mE para, janë plotë 10 mijë euro që shqiptari duhet të paguaj në arkat e klubit në mënyrë që të rikthehet i rregullt në stërvitje.
Një pjesë e tifozëve të PAOK-ut i kishin dalë Kaçes në përkrahje, por kjo nuk mjaftonte meqë shumica e opinonit sportiv në Greqi e kryqëzonte. Edhe vet trajneri Hub Stivens ishte i pafuqishëm përballë këtij presioni duke thënë se “Lojtari nuk ka bërë ndonjë krim që atakohet kështu”.
Ndryshe, Ergys Kaçe është grumbulluar për dy ndeshjet e tetorit të Kombëtares Shqiptare, kundër Zvicrës dhe Qipros.
0 Komente:
Post a Comment