Kombëtarja Shqiptare - E ardhmja e Shqipërisë do të jetë me Gianni de Biasi. Trajneri italian, që mori drejtimin e përfaqësuses dy vjet më parë, do të vazhdoje bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të futbollit dhe për dy vitet e ardhshme.
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i përfaqësueses shqiptare në konferencën për shtyp, të mbajtur vetëm pak minuta më parë në ambjentet e Federatës shqiptare të futbollit.
Prej kohësh cështja e rinovimit të kontratës së tij ishte kthyer në një rebus, por italiani ka zgjidhur të gjitha enigmat duke konfirmuar vazhdimësinë me synimin për të arritur tashmë një vend në finalet e Europianit Francë 2016, i cili do të jetë dhe i pari me 24 skuadra në historinë e këtij kompeticioni. 57 vjecari, që udhëhoqi Shqipërinë gjatë eliminatoreve për Botërorin Brazil 2014, duke grumbulluar 11 pikë në 10 ndeshje, ishte bërë shumë i dashur për tifozët kuqezi, të cilët shpesh kishin kërkuar vazhdimësinë e tij. Në total, përfshi dhe takimet miqësore, italiani ka udhëhequr kuqezinjtë në 17 ndeshje, duke regjistruar 6 fitore, 3 barazime dhe shtatë humbje, për një golavarazh pozitiv prej 20-17.
Ndiqeni edhe konferencën për shtyp të bërë nga De Biazi:
Ndiqeni edhe konferencën për shtyp të bërë nga De Biazi:

sukses u kan mu kfalifiku kombtarja. e ky sukses qe pe quani ju nuk di..................................................qfar suksesi po ne te huajin shum e vlersojm po te ishte shqiptar trajneri ffsh nuk do te mirrte perqindje te kontrates.ka trenera .besnik hasi igli tare astrit hafizi bylbyl sokoli shum te mir po kjo federat pe shkatrron futbollin shqiptar
ReplyDelete