Kombëtarja Shqiptare - Kombëtarja shqiptare e ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2014. Përfaqësuesja e Shqipërisë luajti pa gola si mysafir i Qipros në GSP Stadium në Nicosia.
Kuqezinjtë e dominuan pjesën e parë duke krijuar shumë raste për të shënuar, mirëpo nuk ishin të saktë përpara portës.
Dy shanse shumë të mira i pati Salihi në minutat e para, ndërsa Rama rrezikonte me goditjet nga distanca. Sa u përket vendasve, ata ishin të zbehtë në fazën ofensive.
Mysafirët vazhduan të ishin të rrezikshëm edhe në fraksionin e dytë, në përpjekje për të ndërtuar ndonjë aksion, mirëpo nuk ishin efektivë në momentin final.
Shqipëria e përfundon fazën kualifikuese në pozitën e parafundit (të pestë) në Grupin E me 11 pikë të grumbulluara nga tri fitore, dy barazime dhe pesë humbje.
Nga ky grup, Zvicra e ka siguruar pjesëmarrjen në ‘KB 2014’

0 Komente:
Post a Comment