Sunday, October 20, 2013

Shoku i Adnan Januzajt: Lorik Cana, heroi i Adnanit

Kombëtarja Shqiptare - Flet shoku: Heroi i Adnanit është Lorik Cana Talenti shqiptar Adnan Januzaj, njeriu që i dha tre pikët Manchester United në transfertën e Sunderland falë gy golave të tij dhe shpallja "njeriu i ndeshjes" dje përballë Southampton, ka bërë që ai të kthehet në personazhin e ditës. Formacioni te "Djajtë e Kuq" është pothuajse i sigurtë, ndërkohë përbën ende diskutim kombëtarja që ai do të zgjedhë. E përditshmja britanike "Dailymail" ka intervistuar shokun e fëmijerise dhe ish shokun e skuadrës te Januzaj tek Anderlecht, Jonathan Kindermans, i cili ka treguar jo pak gjëra interesante. "Anglia? Nuk besoj se do luajë për ta. Diskutonim shpesh për kombëtaret, dhe ai nuk pushonte së foluri për Lorik Canën. Unë i thoja "po ne kemi Kompany dhe Fellaini". Dhe ai më përgjigjej "po, por nuk jeni aq te mirë". Fansat Shqiptarë e njohin Adnanin qëkur ishte 15 vjeç dhe tani pasi ai shënon 2 gola papritur dalin fansat belgë dhe fillojnë të marrin shënime. Ai mund të bëjë histori me Shqipërinë, ti udhëheqë në një turne të madh dhe ata do të flasin për të për 50 vjet. Ose do te zgjedhë Belgjikën për të pasur mundësi të luajë gjithmone ne turne te mëdhenj, por do të jetë thjeshtë një nga shumë lojtarët e mirë", ka deklaruar Kindermans për tabloidin britanik. Megjithatë duke marrë parasysh fjalët e Adnanit për KTV pak ditë më parë, vendimi i tij do të varet shumë nga i ati.

0 Komente:

Post a Comment