Sunday, October 20, 2013

Kombëtarja U-17: Bakalli, heroi i fitores së Shqipërisë

Kombëtarja ShqiptareKombëtarja U-17  ka fituar ndeshjen kundër Bjellorusisë me rezultat 2:1. Kjo ishte ndeshja e dytë e ciklit para  eliminator të ekipit të Xhemal Mustedanagicit.Shqiptarët e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar qysh në minutën e 22-të, kur mbrojtësi Ardit Toli shënoi për epërsinë e parë të kuqezinjëve. Nuk vonoi shumë dhe bjellorusët u kundërpërgjigjen me anë të Nikolin në minutën e 37-të.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, ndërsa që në pjesën e dytë sërish shqiptarët kishin më shumë nga  loja, dhe në minutën e 61-të akordohet penallti të cilën e huq kapiteni i ekipit, Keidi Bare.
Në minutën e fundit të ndeshjes, heroi i Shqipërisë ishte zëvendësuesi, Franc Bakalli i cili shënoi për rezultatin 2:1.
Ndeshjen e fundit Shqipëria e luan kundër Finlandës më 23 tetor në stadiumin “Skenderbeu” të Korçës me fillim nga ora 14.30.

0 Komente:

Post a Comment