Saturday, October 19, 2013

Lenjani e Ademi marrin shtetësinë shqiptare

Kombëtarja Shqiptare - Mesfushori i St Gallenit, Ermir Lenjani është pajisur me shtetësi shqiptare.Lenjani i cili u ftua për dy  ndeshjet e fundit kundër Zvicrës dhe Qipros, por që për mungesë dokumentacioni nuk u paraqit me Kombëtaren Shqiptare, tashmë zyrtarisht është dekretuar me shtetësi shqiptare nga ana e presidentit të Republikës.
24 vjeçari i cili luan në superligën e Zvicrës me St Gallen, tashmë është zyrtarisht i gatshëm që të luaj ne ndeshjet zyrtare të Kombëtares Shqiptare.

Kombëtarja U19: Edhe Faton Ademi merr shtetësi shqiptare
Me shtetësi shqiptare, është pajisur edhe futbollisti 18 vjeçar, Faton Ademi. Prishtinasi i cili luan me ekipin e Herta Berlinin U19 është dekretuar me shtetësi shqiptare, dhe së këndejmi është i gatshëm të jetë nën urdhërat e Foto Strakoshës për eliminatoret që Kombëtarja U19 i nis së shpejti.
Ademi luan si sulmues, ndërsa që nga dy paraqitjet e tij  me Shqipërinë në miqësore ka shënuar dy gola.

0 Komente:

Post a Comment