Saturday, October 19, 2013

Kombëtarja U-17 i nis me humbje eliminatoret

Kombëtarja Shqiptare - E nis me një humbje Shqipëria U17 fazën eliminatore të Euro 2015 që po zhvillohet në qytetet e Korçës dhe Pogradecit.
Skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, e cila bën pjesë në grupin 1, zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës por kjo nuk mjaftoi për të evituar disfatën përballë bashkëmoshatarëve të Rumanisë, të cilët u shfaqën inferiorë në të gjitha aspektet duke përfituar nga rastet që patën në dispozicion. Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga kuqezinjtë pasi mesfushori i Breshias, Anxhelo Zoizi gaboi me vetëm pak centimetra në finalizim duke e çuar topin ngjitur me shtyllën e majtë të portës rumune, ndërsa në minutën e 22-të, Zoizi dhe Bakalli kombinuan në mënyrë perfekte, por sulmuesi nuk shqiptar të finalizonte me sukses. Sinjali i parë i skuadrës mike erdhi në minutën e 35-të kur me një goditje nga jashtë zone, Ivan rrezikoi portën e Kastratit, i cili grushtoi në këndore. Pjesa e dytë startoi me të njëjtën fytyrë. Ishte Deliu ai që goditi nga jashtë zonës në minutën e 46-të dhe kur mendohej se ishte vetëm çështje kohe goli për kuqezinjtë, Rumania përfiton nga një kundërsulm që u finalizua nga Ivan në zonën e rreptësisë pas mbrojtësit kuqezinj gabuan në tentativën për të larguar topin.
Sulmuesi Kristian Kushta mori frenat e repartit të avancuar pasi zëvendësi Bakallin. Në minutën e 58-të, sulmuesi kuqezi tribloi gjithë kundërshtarët nga e majta duke hyrë në zonën e rreptësisë ku vetëm fati i ndihmoi miqtë, ndërsa në të 65-ën Zenuni nuk besoi shumë te një krosim duke goditur lehtë me kokë. Rumunët treguan se ishin të pranishëm në fushën e lojës vetëm në minutën e 75-të kur Stoica rrezikoi të shënonte golin e dytë. Pak minuta më vonë, Kushta pati në këmbët e tij mundësinë më të mirë për të vendosur barazpeshën por portieri kundërshtar nuk e lejoi sërish. Me këtë humbje, Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe fazën kualifikuese që do të zhvillohet në vendin tonë. Në grupin 1 bëjnë pjesë edhe Bjellorusia e Finlanda të cilat u ndeshën në qytetin e Pogradecit dhe e mbyllën 80 minutëshin në favor të bjellorusëve. Faza e parë e eliminatoreve parashikon 6 ndeshje ku 2 skuadrat e para të grupit do të kualifikohen për në “Elite Round”.

0 Komente:

Post a Comment