
Pas intervistës së mbrëmshme të babait të talentit të Manchester United, Adnan Januzajt, Abedinit, i cili ka akuzuar rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit për amatorizëm dhe për mungesë interesimi për djalin e tij, ka ardhur reagimi i kësaj te fundit e cila në një komunikatë shtypi thotë:
Ashtu si në çdo rast, ndjeshmëria e Federatës Shqiptare te Futbollit
rreth talenteve shqiptarë të këtij sporti magjik, ka qenë prezent edhe për çështjen e Adnan Januzaj. Qëndrimi publik për futbollistin shqiptar të Manchester United është endur mes kërkesave e ofertave, pranimeve dhe refuzimeve, diku mediatike, rrallë herë konkrete e më ne fund gati të paqarta. Në mes të dy “brigjeve” , talentit Januzaj dhe atyre që e kërkojne atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjinë dhe të kaluarës së tij familjare.
Pikërisht këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vertete. Fedeta Shqiptare e Futbollit nuk deshiron te merret me spjegime anesore te ceshtjes, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime që nuk i shërbejnë qëllimit. Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e Kombëtares tonë dhe të kontribuoj në të ardhmen për futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit deklaron zyrtarisht, se siç është vepruar edhe më parë me futbollistët që sot janë pjesë e kombëtares do të vijoj punën pa asnjë ndikim, mëdyshje apo hezitim që Adnan Januzaj të vishet kuqezi për të nderuar veten, familjen dhe flamurin e të parëve të tij.
Categories:
0 Komente:
Post a Comment