Tuesday, October 15, 2013

Sot, Shqipëri- Qipro, luhet edhe për fatin e De Biazit

Kombëtarja Shqiptare - Kombëtarja Shqiptare, ashtu si të gjitha vendet e tjera evropiane, do të luajë sot ndeshjen e fundit eliminatore  “Brazil 2014”.

Nëse Shqipëria barazon ndaj Qipros në ndeshjen e fundit dhe Norvegjia nuk fiton ndaj Islandës, do të ngjitemi në vend të katërt, falë golavarazhit më të mirë që do të kemi ndaj nordikëve. Nëse fitojmë në Qipro dhe barazon Norvegjia, e kalojmë atë, si dhe arrijmë të barazojmë rekordin që kemi vendosur në fund të eliminatoreve “Euro 2004” (për herë të parë Shqipëria grumbulloi 13 pikë).
Por sa rëndësi ka kjo, nëse mbetemi me 10 pikë, apo shkojmë në kuotën e 13 pikëve, në rast se pas Qipros do të mbetemi të parafundit e grupit, siç ka ndodhur historikisht. Sepse kështu, përveç   Qipros do të lëmë pas Norvegjinë, ekipin që ishte kokë grupi në fillim të këtyre eliminatoreve. Në këtë rast do të dinë si të justifikohen edhe kuqezinjtë, sepse ka dështuar më shumë se ata në këtë fushatë eliminatoresh skuadra favorite e Grupit E. E përkthyer ndryshe, barazimi në Qipro do të ketë më shumë vlera nëse humb Norvegjia, edhe se fitorja nëse nordikët bëjnë të njëjtën gjë me islandezët.
Me këto llogari është duke u  marrë Xhani De Biazi dhe kolegët e tij, që drejtojnë ekipet e tjera të Grupit E, ku në fund të 90 minutave të ndeshjeve të ditës së sotme do të përcaktohen skuadra që do të luajë “playoff” si dhe vendi i katërt dhe i pestë në Grupin E. Në rast humbje në Qipro, çka do të ishte humbja e katërt radhazi për kuqezinjtë, grupi i lojtarëve që është përzgjedhur  nga dora vetë dhe drejtohet prej Xhani De Biazit nuk jep më asnjë garanci për ndonjë sukses në eliminatoret “Francë 2016”.

0 Komente:

Post a Comment