Wednesday, October 30, 2013

Skandali: Ne Durres arrestohet tifozi që mbante flamurin e UÇK-së

Kombëtarja Shqiptare -  Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes së femrave mes Shqipërisë dhe Greqisë.Në shkallët e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, për t’i përkrahur vajzat shqiptare kanë qenë të pranishëm edhe “Tifozat Kuq e Zi”.
Por, qëndrimi i tyre nuk ka zgjatur shumë, madje qysh pas ekzekutimit të himnit . Sipas burimeve të portalit Asport.info, një tifoz është shoqëruar në polici për shkak se mbante hapur një flamur me mbishkrimin UÇK, kjo për ta ka qenë e papranueshme dhe në shenjë proteste ata kanë liruar stadiumin. Mësohet pak kohë më vonë tifozi është liruar.
Si duket kjo nuk ka qenë e mirëpritur nga drejtuesit e FSHF-së të cilët kanë kërkuar nga forcat e rendit që të merren me tifozët.
Kujtojmë se para pak kohësh mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe ka pasur një problem të tillë, por me autoritet greke të cilat e pezulluan  edhe nga ekipi. Kaçe u bë çështje në opinion helen, meqë kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale i veshur me një bluzë ku shkruante UÇK.

0 Komente:

Post a Comment