Saturday, October 26, 2013

Kombëtarja e femrave: Norvegjia “shkatërron” Shqipërinë

Kombëtarja Shqiptare - Kombëtarja e femrave ka qenë  e pafuqishme kundër Norvegjise në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Kanada 2015″.Shqipëria ka pësuar në Sarpsborg  humbje të thellë me rezultat 7:0 duke e lënë kështu Shqipërinë pas asnjë pikë pas tre ndeshjeve kualifikuese.
Ekipi i Altin Rraklit si ekip debutues në kualifikime e kishte të pamunudur të rezistonte përballë një skuadre sikur ajo e Norvegjisë me shumë nam në futbollin e femrave.
Futbollistja më e mirë nga skaudra e Norvegjisë ishte Hansen e cila realizoi het-trik (51, 70, 73) dhe nga një gol të Kristiansen, Thorsnes, Mjelde dhe Gulbrandsen.
Ndeshja e ardhëshme e Shqipërisë zhvillohet të mërkurën, më 30 tetor në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, kundër Greqisë.

0 Komente:

Post a Comment