
Duka tha se objektivi i De Biazit është t’i cojë kuqezinjtë në finalet e Europianit, ndërsa sa u perket termave financiarë të kontratës së re shpjegoi se ka një rritje simbolike vetëm për bashkëpunëtorët e trajnerit.
Pasi falënderoi Dukën për besimin, De Biazi premtoi se do të bëjë gjithçka për të përmbushur ëndrrën e shqiptarëve për një kualfikim në Euro 2016.
“Ne të gjithë mbetëm të zhgënjyer në fund të eliminatoreve duke patur parasysh startin shumë pozitiv, ku arritëm përtej pritshmërive. Besoj se të gjithë ne përjetuam një ëndërr se mund të shkonim atje ku në fillim as që e conim nëpërmend. Pjesa e dytë na la një shije të hidhur. Në edicionim e ardhshëm do të të bazohemi në një grup pak a shumë të konsoliduar dhe nuk do të na duhet të bëjmë rinovime të shumta. Duhet të rritemi më shumë si skuadër dhe të synojmë të arrijmë atje ku të gjithë ëndërrojmë. A do të shkojmë në Francë? Ky është objektivi që kemi të gjithë. Në kokën dhe zemrën tonë duhet të ekzistojë kjo dëshirë, por nga ana tjetër duhet të krijojmë ambientin e duhur, edhe me ndihmën tuaj, që të ecim përpara me shumë qetësi”.
Një nga temat më të diskutuara kohët e fundit është mundësia për të bindur talentin e Manchester Junajtid, Adnan Januzaj, që të veshë fanellën kuqezi. De Biazi premtoi se do të mundohet të takohet personalisht me 18-vjecarin, që ai të bëhet pjesë e Shqipërisë.
“Do të punoj në bashkëpumim me Federatën, duke e patur të qartë në kokë sesi do të mund ta motivoj këtë djalosh për të luajtur me Shqipërinë. Sigurisht që do ta bëj një tantativë për ta bindur që të luajë me ne. Nuk e di sesa do të mund të jem i suskesshëm në këtë tentativë, por sigurisht që do ta takojmë Januzajn”.
Presidenti Duka siguroi se në muajin nëntor Shqipëria do të zhvillojë një takim miqësor, por ende nuk është përcaktuar emri I kundërshtarit. Mundësitë janë që të presim Bjellorusinë në “Qemal Stafa” ose të luajmë jashtë me Maltën.
0 Komente:
Post a Comment