Saturday, November 9, 2013

Kombëtarja të hënen nis grumbullimin në Antalia

Kombëtarja Shqiptare - Pas përfundimit të ciklit eliminator, Kombëtarja Shqiptare më 15 nëntor pritet të zhvilloj një ndeshje miqësore me Bjellorusinë.Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur  se grumbullimi i kuqezinjëve të De Biazit do të bëhet me datë 11 nëntor (e hënë). Lojtarët dhe stafi do të bashkohen nga vendet respektive, dhe nuk do nisin grumbullimin në rezidencën e tyre të përhershme “Tropical” të Durrësit.
Miqësorja e nëntorit, do të mbyll sezonin futbllistik të ndeshjeve për Kombëtaren Shqiptare për vitin 2013. Kujtojmë se ndeshja miqësore me Bjellorusinë zhvillohet në stadiumin “Akdeniz University Stadium” të Antalias, më 15 nëntor, ora 18.00.

0 Komente:

Post a Comment