Thursday, November 7, 2013

Nisin kontaktet e para të FSHF-së me familjen Januzaj

Kombëtarja Shqiptare - Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kontaktet e para me familjen e  supertalentit të Manchester United, Adnan Januzaj.
Sipas burimeve të sigurta të portalit, Asport.info mësohet se bisedimet janë në fazën fillestare dhe në ditët në vijim pritet të intensifikohen më tutje.

Burimi i njëjtë ka sqaruar se e gjithë ngjarja po zhvillohet me një delikatesë të madhe, duke ditur që edhe çështja e futbollistit është e  till, por lajmi I mirë sipas tij është se “Tashmë zyrtarët e FSHF-së kanë komunikuar me Abedinin(babain e Adnanit)” përfundon burimi, duke hezituar të jap më shumë informata rreth bisedave.

Ditëve të fundit është përfolur për një status në profilin zyrtar në facebook të trajnerit italian të Kombëtares, Xhani De Biazi i cili ka sqaruar se ju ka shkruar disa herë familjes Januzaj, por që nuk ka marrë përgjigje.

0 Komente:

Post a Comment