Kombëtarja Shqiptare - Te dashur miq, kemi kenaqesine te inaugurojme nje simbol te ri i cili shpresojme qe t'ju
pelqeje dhe te perfaqesoje denjesisht edhe ne syte tuaj Institucionin tone:
eshte logoja e re e Federates Shqiptare te Futbollit.
Qe prej 1999 FSHF gezon statutin "Organizate Jofitimprurese" (OJF). Qellimi
i vetem i punes sone eshte ai i administrimit, zhvillimit dhe promovimit te
futbollit ne te gjitha nivelet. Ky eshte nje rol qe na ben ne krenare por qe
njekohesisht na ngarkon me pergjegjesi te madhe. Pergjegjesi qe ne punen
tone mbeshtetet ne vlerat e transparences, ndershmerise dhe
profesionalizmit. Ne perpiqemi cdo dite te komunikojme pasionin tone per
futbollin dhe te inkurajojme barazine, tolerancen dhe bashkepunimin.
Dedikimi yne eshte total kundrejt te gjithe grupeve te interesit si Klubet e
futbollit, Fansat e shumte, Sponsoret, Partneret tane, media, etj.
Pervec punes sone ne investime, infrastruktura dhe formim te vazhdueshem te
burimeve njerezore te futbollit ne punojme gjithashtu edhe per te
permiresuar imazhin tone dhe perceptimin e publikut dhe grupimeve te
interesit mbi profilin e institucionit ne nje nivel profesional.
Vizioni yne eshte te jemi organizata ose "Marka" me aktive ne tregun sportiv
shqiptar. Kjo ishte edhe pikenisja jone per nje brand te ri. Ne jemi
krenare qe Ekipet tona Kombetare veshin fanellat me simbolet tona kombetare
ne zemer, por menduam qe per te njejtet elemente mund te gjenim nje menyre
me terheqese dhe me te vecante per institucionin tone. Nderkohe qe bota e
marketingut eshte nje bote ne evolucion te vazhdueshem, ndermorem edhe ne
sfiden qe te ecim ne nje hap me kohen tone sipas kerkesave te nje tregu
gjithmone e me kerkues.
Puna per nje rinovim te brandit te FSHF-se dhe elementit te saj qendror,
Logos se institucionit u bazua dhe u udhehoq nga nevoja per te pasqyruar dhe
transmetuar me mire hapjen dhe transparencen e institucionit, pasionin tone
dhe punen e veshtire, besueshmerine, meritokracine si dhe dinamizmin dhe
modernitetin e nje organizate qe eshte e orientuar profesionalisht dhe
kulturalisht drejt te ardhmes dhe progresit.
BRAND IDENTITY:
Elementi qendror I identitetit te ri visual eshte mburoja si element I marre
nga heraldika shqiptare, e cila na jep idene e mbeshtetjes ne tradita te
vjetra kombetare.
Ne nje sfond te kuq i cili simbolizon flamurin tone kombetar kemi te
paraqitur nje top futbolli ne levizje se bashku me nje shqiponje te zeze me
dy koke te stilizuar. Ne krye eshte vendosur akronimi i institucionit "FSHF"
dhe viti i themelimit 1930.
Kombinimi i te gjithe ketyre elementeve transmeton nje ndjenje trashegimie,
krenarie dhe indentiteti kombetar te cilat jane edhe zemra e futbollit
Shqiptar.

0 Komente:
Post a Comment