Saturday, December 28, 2013

Panajot Pano, Mbreti futbollit shqiptar


Kombëtarja Shqiptare - Jemi në vitin 1939. Shqipëria është nën bombardimin italian. Heroi kombëtar Mujo Ulqinaku është duke vdekur në fushën e betejës, ndërkohë që një tjetër simbol është duke lindur. Emri i tij është Panajot Pano. Pano ka lindur në rrënojat e ‘Vilës së Zogut’ në Durrës nga prindër që kanë ardhur nga fshatrat e Delvinës. Transferimi i Panajotit dhe familjes së tij në Durrës zgjat pak, sepse shumë shpejt transferohen në Tiranë, qytet në të cilin Pano do të mbetet përgjithmonë një mit. Fati ose diçka tjetër vendos që familja Pano duhet të të marrë një shtëpi pikërisht në zonën sportive të qytetit. Këtu djaloshi i ri ka fatin të marrë mësime nga profesori edukimit fizik dhe njohësi i mirë i futbollit Myftar Marku, që shumë njerëz thotë që ka qënë figura kryesore në formimin e tij sportiv. Por mbase ai djalosh që dëshironte të luante futboll nga mëngjesi deri në darkë mbase nuk kishe nevojë për mësime për futbollin.

Joti, siç thërritej, ishte një talent, kishte lindur për të luajtur në nivele të larta dhe të gjithë ata që kishin fatin ta shikonin të luante konfirmonin këto impresione. Një ndër lojtarët më të fortë dhe mbrojtësit më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, Skënder Halili, në vitin 1955 dallon të riun Pano dhe e dërgon tek të rinjtë e Tiranës, që atëherë quhej Spartak Tirana. Këtu ndodh një ngjarje interesante. Pano në fakt e fillon si portier, rol që do ta mbuloj shumë herë në skuadrat zinxhir. “Të gjithë dëshironin të luanin në sulm, unë dëshiroja vetëm të luaja futboll, edhe në portë isha mirë”, kështu e ka komentuar në fund të karrierës atë periudhë të adoleshencës së tij Pano. Pikërisht te Tirana njihet me njeriun që do të ndryshojë përfundimisht karrierën e tij, trajnerin e skuadrës së parë Xhavit Demneri.
Tani, dihet nga të gjithë që gjenitë janë pothuajse gjithmonë anonimë, dhe pikërisht për këtë mbase edhe Demneri atë mëngjes të vitit 1956 do të jetë dukur i çmendur, kur në pushimin e miqësores ndërmjet Partizanit (skuadra ishte duke humbur 0-4) i shprehet Panos: “Ti, djalosh, shko në sulm”. Kjo është pikënisja e legjendës futbollistike të lojtarit shqiptar më të fortë të të gjithë kohërave. Pano jo vetëm fillon të luajë gjithmonë si sulmues, por është edhe qartësisht më i fortë se bashkëmoshatarët e tij. Në vitin 1957 Tirana merr pjesë në kampionatin kombëtar të të rinjve dhe fiton turneun. Pano është udhëheqësi i skuadrës dhe golashënuesi kampionatit. Një vit më pas bën debutimin e tij në ndeshje zyrtare me skuadrën e parë, në Kupën e Republikës kundër Besës së Kavajës (Tirana humbi 2-1 dhe Pano shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij) për tu kthyer më pas në kollonë të skuadrës. Ndeshja e tij më e mirë me fanellën bardheblu është sigurisht ajo e humbur 2-4 kundër Partizanit kampion në fuqi. Ishte lojtari që shënoi dy golat kundër Parti
zanit. Natyrisht i jashtëzakonshëm për një lojtar vetëm 19 vjeçar. Në fund të vitit aventura e tij te Tirana përfundon. Leva diktuese quhet Pano, është djaloshi që i duhet të gjithëve, dhe dërgohet në ushtri, por panvarsisht kësaj nuk braktis ëndrrën e tij dhe pasionin për të luajtur futboll.
Në kohën e lirë në fakt ‘marinsat’ shqiptarë zbaviteshin duke luajtur futboll, dhe talenti i Jotit nuk kalon pa u ndjekur me kujdes. Dhe pikërisht për këtë, në përfundim të ushtrisë së shkurtër tre mujore Pano përfundon duke luajtur te Partizani, skuadra e ushtrisë. Këtu lojtari i ri njeh një realitet krejt tjetër, i ndryshëm nga ai i mëparshmi. Partizani në fakt është skuadra me famë kombëtare, me lojtarë të talentuar që vijnë nga e gjithë Shqipëria, për këtë motiv shumë mendonin se impakti i tij me realitetin e ri do të ishte i vështirë. Por Pano nuk ishte një i ri i zakonshëm dhe e tregoj menjëherë. Në sezonin e tij të parë me të Kuqtë e Tiranës realizon 12 gola, dhe është shpallur kryegolashënuesi turneut. Nga ai sezon e në vazhdim do të jetë një karrierë me suksese dhe gola fenomenalë.
Kupat e Shqipërisë, kampionatet, titujt e golashënuesit shkojnë një pas një në dorën dhe palmaresin e klubit të Panajot Panos. Lojrat e tij çmendin Shqipërinë dhe shumë skuadra në Europë. Myslim Bej, atëherë presidenti Fenerbahçe, u mrekulluar personalisht nga Pano dhe në përfundim të një ndeshjeje ndërmjet Fenerbahçe dhe Partizanit e zhvilluar në Stamboll shprehet: “Pele dhe Eusebio janë lojtarët më të fortë në botë, por Pano është lojtari më i fortë që ka luajtur ndonjëherë në këtë fushë”. Gazetarët e kohës shkruanin gjithçka për të dhe vendosnim shumë emra. “I shpejtë si era”, “forcë e pandalshme’, ‘Pushkasi vogël shqiptar’ kanë qënë disa emrat që i janë vendosur Panos. Por të gjithë këto dukeshin sikur nuk përshkruanin plotësisht klasin e lojtarit shqiptar. Panajot Pano nuk mund të përshkruhej nëpërmjet një fraze të vetme. Ishte diçka e papërshkrueshme, ai lloj lojtari që lind në një komb njëherë në 200 vite. Në fushën e lojës ishte talent dhe art, duke treguar se ishte më i forti nga ndeshja në ndeshje dhe duke dhënë atë prekje estetike që impresiononte këdo më lëvizjet e tij. Shumë kanë pyetur dhe do të pyesin akoma se përse Panajot Pano nuk ka luajtur në skenat më të mëdha dhe më të rëndësishme të futbollit botëror. Përgjigja është shumë e thjeshtë. Regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha nuk lejonte asnjë, aq më shumë futbollistët shqiptar, të largoheshin nga vendi, ndryshe fati familjes ishte i shkruar.

0 Komente:

Post a Comment