Monday, February 24, 2014

De Biazi nuk premton vendin e tretë

debiasi
Burimi : SportEkspres
Kombetarja Shqiptare - Trajneri i përfaqësueses, De Biazi ka shprehur zhgënjimin në lidhje me shortin e hedhur dje në Francë për eliminatoret e Kampionatit Europian.
- Mister, cili është mendimi juaj për shortin?
- Jemi në një grup me 5 skuadra dhe kjo më dëshpëron. Për më tepër kemi skuadra shumë të forta dhe ju të gjithë e kuptoni këtë.
- Ju e dini që vendi i tretë shkon në “play-off”, apo jo?
- Po, por tani jam duke menduar kë mund të lëmë pas. E kuptoni sa e vështirë është! Për fat të keq, jemi skuadra e pestë në vlerë në grup dhe realisht mendoj se kjo të dëshpëron disi.
- Por ju e dinit që do të ishim skuadra e pestë në vlerë, pasi ishim në vazon e pestë
- Shpresoja në një grup me 6 skuadra dhe me skuadra të tjera nga vazot e tjera. Tani nuk mund të ndryshojmë asgjë.
- Ndeshjet me skuadrën e vendit të 6-shtë nuk do të kenë vlerë, sepse në fund pikët e skuadrave të grupeve të tjera me vendin e gjashtë do të zerohen
- Shikoni, të kesh një skuadër si për shembull San Marinon është gjithnjë mirë. Mund të fitosh pak më lehtë dhe të krijosh siguri e eufori. Tani do ta kemi çdo ndeshje shumë të vështirë.
- Mister, të jemi të sinqertë, është një grup me 5 skuadra dhe e treta shkon në plejof. Nëse nuk kemi objektiv këtë vend, çfarë kërkojmë?
- Po, e di që shkojnë tre skuadra, por është e vështirë. Luajmë ndaj skuadrave shumë të vështira.
- A e premtoni vendin e tretë?
- Kush e bën, ma thoni?! Kush e premton dot!
- Armeninë e mundëm në miqësore në muajin gusht
- Po, e mundëm, por Henrikh Mkhitarian, lojtari i Dortmundit, mungonte dhe ai është gjysma e skuadrës.
- Por ata janë më poshtë se ne në FIFA
- Ata morën 13 pikë në grupin e tyre, ndërkohë që ne morëm 11. Ata fituan 4-0 në Danimarkë, ju lutem.
- Fakti që Serbia dhe Shqipëria janë një derbi “i nxehtë” në Ballkan a nuk është një mundësi për të përfituar në fushën tonë?
- Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ruajtjen e rendit publik. A do të ndikojë në fushë? Edhe për ata do të jetë e vështirë në Shqipëri, por dhe për ne atje. Sigurisht, që dhe për ne atje.
- Miqësorja me Francën, një ndeshje luksi
- Le të themi që është një test I këndshëm dhe i rëndësishëm. Nuk po mendoj për Francën në këto momente. Po mendoj që do të luajmë 8 ndeshje dhe nuk kemi asgjë të sigurtë.
- As të tjerët?
- Portugalia besoj se ka diçka më të sigurtë, ndërkohë që Danimarkën e shoh favorite për vendin e dytë. Më pas, të shpresojmë.

0 Komente:

Post a Comment