Kombëtarja Shqiptare - Gjëja e fundit që një tifozi shqiptar në këto 24 orët e fundit i ka shkuar në mëndje është të vlerësojë ata pak lojtarë serbë që u munduan të mbronin lojtarët shqiptarë. Ishin aq pak dhe aq të padukshëm në mes të asaj katrahure mes huliganëve dhe të pacilivizuarve, sa askush nuk e ka mëndjen tek ata, pavarësisht se veprimi ishte për tu vlerësuar. Megjithatë kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka kërkuar ta përmëndë disa herë veprimin e këtyre lojtarëve, sidomos të kapitenit Branislav Ivanoviç, duke dashur në këtë mënyrë të qetësojë gjakrat (klasi i kapitenit tonë nuk është i panjohur tashmë).
“Ivanoviç u tregua një burrë i vërtetë. Pranoi vendimin tonë për të ndërprerë lojën dhe përpara ndeshjes erdhi tek ne duke na thënë që është thjesht një ndeshje futbolli. Të shikojmë nëse kjo ndeshje do riluhet dhe a do fitojë drejtësia. Futbolli është krijuar si një lojë për tu argëtuar, jo për ktë skena që ndodhën” – tha Cana, që është bashkuar sot me ekipin e tij, por me këmbën e djathtë të fashuar.
Categories:
0 Komente:
Post a Comment