Friday, October 24, 2014

Mediat e huaja: UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin

Kombëtarja Shqiptare - Vijnë reagimet e para edhe nga mediat e huaja pas vendimit kontravers të UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë, Serbi-Shqipëri. Duket se ato mbështesin Shqipërisë, duke ‘dënuar’ kështu vendimin e UEFA-S. Sipas tyre, UEFA me këtë vendim, ku i hoqi 3 pikët nga tavolina skuadrës Kuq e Zi, duke theksuar se ajo legjitimoi dhunën dhe racizmin.
“UEFA legjitimoi dhunën dhe racizmin”, është titulli më kuptim plotë që vjen nga mediat italiane, si Toscana News.
“Serbi shpërblehet me fitore”, raporton televizioni britanik, ITV.
“Serbisë iu dha fitorja, por i humbi pikët”, titullohej shkrimi te Sport24.
“UEFA e butë për serbët”, vijnë titujt nga Kroacia.
“Vendimi i UEFA-së, të gjithë humbës”, ka qenë porosia nga La Gazzetta Dello Sport.

0 Komente:

Post a Comment