Kombëtarja Shqiptare - UEFA e ka marrë vendimin e saj për ndeshjen Serbi – Shqipëri. Dielli.al zbardh të plotë vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës. UEFA ka vendosur t’i japë fitoren 3 – 0 Serbisë. Burimet konfirmuan se po kështu Shqipëria dënohet me 100 mijë euro gjobë. Ndërsa Serbisë pritet t’i hiqen 3 pikë nga klasifikimi përfundimtar në grupin eliminator të Euro 2016. Po kështu mësohet se Serbia është dënuar me 2 ndeshje pa tifozë. Ja vendimi i plotë i Bordit të Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit të UEFA-s Bordi i Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit të UEFA-s ( CEBD ) u mblodh dje dhe njoftoi vendimin në vijim pas incidenteve të ndryshme që ndodhen gjatë ndeshjes për Kualifikim Europian në Grupin I midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila u luajt në Beograd më 14 tetor. Komisioni vendosi të shpallë ndeshjen e sipërpërmendur si të mbyllur: Për rrjedhojë, Federata Shqiptare e Futbollit ( FSHF ) konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3 – 0. Përveç kësaj, FSHF gjobitet me 100 mijë euro. Komisioni ka vendosur gjithashtu që t’i heqë tri pikë Federatës Serbe të Futbollit në garën aktuale kualifikuese për Kampionatin Europian. Përveç kësaj, FSF do të luajë dy ndeshjet e ardhshme, si ekip pritës pa tifozë. Së fundi, Federata është gjobitur me 100 mijë euro. Këto vendime janë të apelueshme. I menjëhereshëm ka qenë edhe reagimi i trajnerit të kombëtares Giani De Biasi, ku përmes një deklarate ai ka thënë :"I zhgënjyer për një gjykim që nuk na japin drejtësi! Unë e kuptoj komitetin por unë mendoj se është e vështirë për ne që të pranojë një vendim të cilin ne jemi mposhtur në të gjitha frontet !!! Ne kemi marrë edhe ajo që ne e kishte fituar në fushë! Ajo që është dashur të" Konkluzionet zyrtare të hetimit të UEFA –s do të bëhen publike gjatë ditës. FSHF priste fitoren në tavolinë. Presidenti Armando Duka është shprehur këto ditë se në rast se vendimi do të ishte kundër Shqipërisë, FSHF do ta ankimonte atë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. I menjëhereshëm ka qenë edhe reagimi i lojtarëve të kombëtares. " Turp turp i botës , Fuck UEFA", shkruan Taulant Xhaka. Vendimi i UEFA-s Shqipëria humbet 3-0 në tavolinë me Serbinë. Shqipëria dënohet edhe me 100 mijë euro gjobë. Serbia gjobitet me 100 mijë Euro, Serbia dënohet me 2 ndeshje brenda fushës pa tifozë Serbia fitoi ndeshjen Serbise i zbritrn 3 pike nga totali i pikeve te mbledhura ne grup Ndeshja e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri u ndërpre pas valëvitjes së flamurit me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin “Partizani” në Beograd. Mjaftoi thjesht një flamur i telekomanduar përmes dronit, për të ngjallur dhunën e tifozët serbë të quajtur huliganë. Ata hynë në mesin e fushës së blertë pa u ndalur nga forcat e policisë serbe dhe dhunuan lojtarët e kombëtares sonë me mjete të forta. Mungesa e sigurisë në fushë, në kushtet kur kuqezinjtë u qëlluan dhe nga vetë policët serbë, detyroi kombëtaren tonë të mos rikthehet më në lojën e ndërprerë në minutën e ’41. -
Categories:
0 Komente:
Post a Comment