Wednesday, November 12, 2014

De Biazi projekton me kundërsulme synon ta befasoj Francën

Kombëtarja Shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në vigjilje të sfidave miqësore me Francën dhe Italinë.Në fushën e kompleksit Tropikal, trajneri italian Giani de Biasi ka patur të gjithë futbollistët në dispozicion, duke nisur menjëherë pregatitjet taktike me grupin, i cili nga ana e tij ka mbërritur i bashkuar në fushën e stërvitjes dhe të gjithë janë dukur në humor. Të ambientuar me grupin janë dukur edhe tre debutuesit me fanellën kuqezi, portieri Stivi Frashëri, mbrojtësi Arlind Ajeti dhe mesfushori Erando Karabeci. Pas minutave të para ku futbollistët kanë ngrohur muskujt, skuadra është ndarë në tre grupe.
Portierët Berisha, Shehi dhe Frashëri janë stërvitur nën urdhërat e trajnerit të portierëve Ilir Bozhiqi. Ndërkohë 8 futbollistët e repartit të mbrojtjes kanë punuar me asistentit Tramexani duke aplikuar skemat e krosimeve në zonë, pasi Franca dhe Italia janë dy skuadra që punojnë shumë me krosimet nga krahët për të shfrytëzuar sulmuesit shtatëlartë. Ndërkohë trajneri De Biasi ka punuar me pjesën e mbetur të skuadrës, mesfushorët dhe sulmuesit, duke aplikuar mënyrën e daljes në kundërsulm të ekipit. Këtu bie në sy kërkesa e numrit një të stolit kuqezi për të luajtur me topin në tokë dhe me pasime të shpejta. Për herë të parë që nga starti i këtyre eleminatoreve 58 – vjecari ka lejuar që kamerat të ndjekin të plotë seancën stërvitore, ndoshta dhe nga fakti që kemi të bëjmë me dy miqësore.
Fryma liberale e italianit është vënë re dhe nga fakti që ekipi nuk ka darkuar në restorantin e kompleksit Tropikal ku është akomoduar por në një restorant të njohur të zonës. Megjithatë grumbullimi i ekipit vijon të jetë i shoqëruar me masa të rrepta sigurie, ku askush nuk mund të hyjë në ambientet e resortit ku qëndron ekipi, pa marë më parë konfirmimin nga stafi drejtues i Kombëtares Shqiptare.

0 Komente:

Post a Comment