Wednesday, November 12, 2014

Meha: Jam i zhgënjyer

Kombëtarja Shqitpare - Mesfushori i Paderbornit nga Bundesliga pranon se ka mbetur i zhgënjyer që nuk është gjetur në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Francën e Italinë. Alban Meha e ka pranuar në mediet gjermane se ka mbetur i zhgënjyer nga fakti se nuk është ftuar nga trajneri i kombëtare shqiptare për dy ndeshjet miqësore kundër Francës e Italisë. “Fakti se nuk kam jam grumbulluar për ndeshjen me Francën dhe Italinë është vërtetë zhgënjyes për mua. Trajneri më ka thënë se duhet të përmirësojë gjendjen fizike”, tha Meha për Bild. Edhe trajneri i tij te Paderborn, Breitenreiter kishte reaguar ndaj mos ftesës së Mehës, duke kujtuar se katër javë më herët kur u ftuar, ai ende nuk ishte i shëruar nga lëndimi tetë javor, ndërsa tani i gatshëm nuk thirret.

0 Komente:

Post a Comment