Kombëtarja Shqiptare - Policia serbe ka lëshuar urdhër arresti ndaj “Ballistit”, shqiptarit i cili ngriti përmes dronit flamurin me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Beogradit. Sipas gazetës serbe “Kurir”, Ismail Morina tashmë ndodhet në Kosovë, pasi kishte lëvizur më herët nga Italia në drejtim të Shqipërisë.
Sipas serbëve ishte pikërisht lëshimi i dronit që shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri mbrëmjen e 14 Tetorit, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Francë 2016. Sipas gazetës “Kurir”, policia serbe në bashkëpunim me policitë e tjera të vendeve fqinje, po përpiqet ta arrestojë Morinën të njohur me pseudonimin “Ballisti”.
Spekulohet se Morina “fshihej” në Itali, së pari në Firence, më tej ka ikur në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë. Kurir thotë se ndërsa për Shqipërinë konsiderohet “hero”, policia serbe po përpiqet ta vë në pranga
Spekulohet se Morina “fshihej” në Itali, së pari në Firence, më tej ka ikur në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë. Kurir thotë se ndërsa për Shqipërinë konsiderohet “hero”, policia serbe po përpiqet ta vë në pranga
Sipas kësaj gazete, Morina përmes rrjeteve sociale, ka “provokuar” pasi javën e shkuar është fotografuar pranë shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz. Serbët e marrin këtë si një provokim për agjencitë e zbatimit të ligjit për faktin që Morina shfaqet “i pakapshëm”.
Ai ka pasaportë shqiptare dhe italiane.
Në ndeshjen e 14 Tetorit mbi stadiumin “Partizani” në Beograd u valëvit flamuri me hartën e Shqipërisë së madhe dhe fotografitë e Ismail Qemalit e Isa Boletini. Për Serbinë ky veprim u pa si një provokim, akuza të cilat nuk kursyen as politikën shqiptare për organizim të këtij “provokimi”.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe pas ndërprerjes së ndeshjes u gjobitën nga UEFA, por fitorja ju dha në tavolinë Serbisë me rezultatin 3:0…edhe pse ishin tifozët serbë ata që u futën në mesin e fushës së blertë dhe dhunuan lojtarët e kombëtares sonë.

0 Komente:
Post a Comment