
Fillimisht Gianni Infantino u është përgjigjur akuzave se vendimi për dhunën në Beograd ishte politik “Vendimi në fjalë nuk ishte i UEFA-s por i një Komisioni të pavarur disipline. Pra, komisioni në fjalë në cilën janë përfaqësues të vendeve të ndryshme evropiane, pasi ka dëgjuar për më shumë se 7 orë argumentimet e palëve në Komisionin e Apelit, UEFA është tërhequr për të marrë vendimin mbi kërkesat e paraqitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe kështu që le në fuqi vendimin për humbjen 3-0 të Shqipërisë me Serbinë.
Por nuk mund të thuhet se gjithçka se ka mbarur në këtë drejtim, sepse Shqipëria ka ende një shans të mirë me ballafaqimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë”tha ai.
Më pas krahu i djathtë i Presidentit francez të UEFA-s, ka folur edhe për dhunën, racizmin dhe gjithçka ndodhi në Serbi. “Ajo çfarë u pa në Boegrad, respektivisht në stadiumin e Partizanit me 14 tetor nuk kishte të bënte me futbollin e as me sportin, dhe ato skena janë të papranueshme për UEFA-n. Prandaj UEFA ka dënuar këto akte të dhunës nga ana e huliganëve dhe policisë serbe mbi futbollistët shqiptarë në Beograd. Sa i përket reagimeve dhe akuzave të tifozëve shqiptarë gjate protestave, nuk është e natyrës sonë t’i komentojmë”.
A mund të përsëritet ndeshja Serbi – Shqipëri? “Është e mundur përsëritja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mendoj se Zvicra do të jetë një vend i preferueshëm, pse jo, apo ndonjë tjetër vend neutral pa prezencën e publikut” theksoi ai duke lënë të kuptohet se edhe UEFA pajtohet me idenë e Serbisë për riluajtje. Për sa i përket anëtarësimit të Kosovës ai deklaroi se më parë duhet të jetë pjesë e OKB më pas gjithçka është e mundur edhe në UEFA deklaroi ai për “Presheva Jonë”.
0 Komente:
Post a Comment