
Ajeti dhe Aliji nuk do të jenë të gatshëm për Shqipërinë në ndeshjen e së dielës me Armeninë. Dy mbrojtësit e grumbulluar nga De Biasi nuk kanë marrë ende lejen nga Fifa për t'u aktivizuar me kuqezinjtë, pasi më parë kanë mbajtur veshur fanellën e Zvicrës në ekipet e moshave. Një problem jo i vogël ky i De Biasit në prag të ndeshjes së 29 marsit, mbi të gjitha pas dëmtimit të Mavrajt, që lë që boshllëk jo të vogël në mbrojtje, i cili mund të mbulohej nga një prej dy lojtarëve që luajnë në kampionatin zviceran. Por mungesa për momentin e lejes së Fifa-s bën që dy lojtarët që mos jenë në dispozicion të trajnerit tonë për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Mungesa e Mavarajt, por dhe ajo e Ajetit dhe Alijit tashmë shtyn de Biasin drejt vendosjes së Currit përkrah Canës në mbrojtje, me mbrojtësin e Tiranës që gjithashtu në fillim të javës ka pasur probleme fizike. Ndërkohë që një alternativë mund të jetë dhe zhvendosja e Lilës për në qendër, pozicion që e ka mbuluar në debutimin e De Biasit në Gjeorgji.
0 Komente:
Post a Comment