Saturday, March 28, 2015

De Biazi dekretohet sot me shtetësi shqiptare

Kombëtarja Shqiptare - Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi nesër pritet të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Kujtojmë se kohë më parë në një prononcim për faqen e Tifozave Kuq e Zi, pati thënë se dëshira e tij është që të pajiset me pasaportë shqiptare.
Mediat  raportojnë se me dekretin e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, trajneri italian pritet të pajiset me pasaportë shqiptare.
Ndryshe Shqipëria në fundjavë përballet me Armeninë në Elbasan Arena.
Sfida zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

0 Komente:

Post a Comment